Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Fehmi Stafa, u prit në takim zyrtar nga presidenti i shteti z. Stevo Pendarovski.
Në takim u bisedua per aktivitetet aktuale të Avokaturës së shtetit në funksion te mbrojtjes juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit. Vemendje e veçantë në këtë takim ju kushtua rëndësisë dhe rolit të institucionit tonë në sistemin juridik, në kontekst të sundimit të ligjit si një parakusht për përparimin e shtetit ne procesin drejt Bashkimit Evropian, ashtu edhe nevoaj e domosdoshme për sundimin funksional të shtetit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.