Takim në Beograd

Categories: Lajme (alb)

Në vazhdimësi të realizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokaturave Shtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë kryerjes së  kompetencave të tyre, pranimin e praktikave të konsiliduara dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme gjatë ushtrimit të funksionit të Avokatit Shtetëror më datë 21 dhjetor 2021, u mbajtë takim pune në mes Avokaturës Shtetërore të Republikës së Serbisë dhe Avokaturës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi i punës u mbajt në ambientet e Avokaturës Shtetërore të Republikës së Serbisë në Beograd, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Avokaturës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Avokatët Shtetëror për njësinë rajonale Shkup Sasha Stancevski, Simona Zoriq Ristova, Jovana Vasilevska Miciq, Sekretarja e Përgjithshme Andrijana Slivoska dhe Udhëheqësia e njësisë për çështjes juridike dhe përfaqësim Diellza Cemena Veliu.

Avokatja Shtetërore e Republikës së Serbisë Olivera Stanimiroviq dhe zëvendësit e Avokatit Shtetërore Marinko Çobanin, Ksenija Maksiq, Milena Babiq dhe Ivana Bojoviq i njoftuan anëtarët e pranishëm të delegacionit me strukturën dhe mënyrën e punës së Avokaturës Shtetërore të Republikës së Serbisë.

Në këtë takim u shkëmbyen përvoja në lidhje me zgjidhjen e lëndeve me baza të ngjashme, mënyrën e veprimit para gjykatave duke shqyrtuar dallimet dhe ngjashmëritë e legjislacionit të dy vendeve.

Bashkëpunimi i këtill ndërkombëtar rezultoi i suksesshëm dhe pozitiv prandaj u shpreh dëshira për bashkëpunim të mëtutjeshëm birateral dhe organizimi të konferencave rajonale.

Leave Comments

eight − 8 =

Më të rejat

Në vazhdën e vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare me Avokaturat simotra të shteteve të ndryshme, një delegacion

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Fehmi Stafa, u prit në takim zyrtar nga presidenti i

Në vazhdimësi të realizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokaturave Shtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë kryerjes së  kompetencave