Përfaqësues të Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me në krye Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fehmi Stafa, në vizitë zyrtare në Paris

Categories: Uncategorized

Në vazhdën e vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare me Avokaturat simotra të shteteve të ndryshme, një delegacion i Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndroi në Paris, ku zhvilloi takim të rëndësishëm me përfaqësuesen ligjore të Republikës së Francës.

Kësisoj, me datë 10 shkurt 2022, delegacioni në përbërje: z. Fehmi Stafa – Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sasha Stançevski – Avokat shtetëror i njësisë rajonale në Shkup, znj. Andrijana Slivoska – Sekretare e përgjithshme, znj. Diellza Cemena Veliu- Udhëheqëse e njësisë për çështje juridike dhe përfaqësim, si dhe përkthyesi i Ambasadës së Francës në Shkup, me të cilën Ambasadë, Avokatura jonë ka një bashkëpunim të shkëlqyer, z. Ardian Ramadani, qëndruan në kryeqytetin e Francës, shtetit që kryeson me BE-në në këtë periudhë.

Fillimisht delegacioni u prit solemnisht në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Francë, gjegjësisht nga ambasadorja, Shkëlqesia e Saj, znj. Jadranka Çaushevska Dimov dhe këshilltari i parë, z. Afrim Jashari.

Më pas, përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit të RMV-së, të shoqëruar edhe nga ambasadorja e vendit tonë në Francë, realizuan takimin e parë me Përfaqësuesen ligjore të Republikës së Francës, znj. Laure Bédier dhe ekipin e saj.

Pas prezantimit të institucioneve partnere, palët u zotuan për thellim të bashkëpunimit, nxitje të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizave, organizimit të konferencave dhe seminareve me qëllim të forcimit të partneritetit, e tërë kjo, duke pasur parasysh synimin e vendit tonë në drejtim të rrugëtimit evropian.

Vlen të theksohet se Përfaqësuesi ligjor në Francë, vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, përvoja e të cilit institucion, do të jetë e mirëseardhur dhe e begatshme për institucionin tonë, duke pasur parasysh traditën franceze në fushën institucionale të jurisprudencës, ligjeve dhe çështjeve gjyqësore, si dhe të zgjidhjes së lëndëve me baza të ngjajshme e të ndryshme, mënyrën e veprimit para gjykatave, e kështu me radhë.

Në fund në takimit, palët ranë dakord të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në planin bilateral, si dhe realizimin e vizitës së ndërsjellë nga Përfaqësuesi ligjor i Republikës së Francës te Avokatura e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Leave Comments

Më të rejat

Në vazhdën e vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare me Avokaturat simotra të shteteve të ndryshme, një delegacion

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Fehmi Stafa, u prit në takim zyrtar nga presidenti i

Në vazhdimësi të realizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokaturave Shtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë kryerjes së  kompetencave