Në bazë të Ligjit për Avokaturën Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Avokatura Shtetërore) është një organ shtetëror që ndërmerr masat dhe mjetet për mbrojtje ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me këtë dhe ligj tjetër. Avokatura Shtetërore i ushtron kompetencat e saja në bazë të Kushtetutës, Ligjit dhe marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare.
Funksionin e Avokaturës Shtetërore e kryen Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Avokati i Shtetit) dhe avokatët shtetërorë regjional në Zyrën e Avokatit të Shtetit (tekstin e mëtejmë: Avokati i Shtetit).
Avokati i Shtetit i porpozuar nga Ministria e Drejtësisë i emëruar nga Qeveria në përcaktim kohor prej 6 vitesh, me të drejtë të rizgjedhjes. Avokatët shtetërorë regjional i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me konsultim paraprak të Avokatit të Shtetit pa kufizim të mandatit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Avokatit të Shtetit duhet të përcaktojë numrin e avokatëve të shtetit dhe miraton një vendim që do përcakton selitë dhe territoret e gjykatave të avokatëve të shtetit për t’i kryer funksionet e tyre.