Konferenca në Slloveni

Categories: Lajme (alb)

Nën organizimin e Avokaturës Shtetërore të Republikës së Sllovenisë në periudhën 02-04 nëntor 2021 u mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Avokatëve Shtetëror para gjykatave kombëtare.

Me ftesë të Avokatit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, morri pjesë Avokati Shtetëror për njësinë rajonale Shkup Sasha Stancevski, Avokatja Shetërore për njësinë rajonale Koçan Daniela Divanisova, Avokatja Shtetërore për njësinë rajonale Strugë Nadezhda Goreska, Sekretarja e Përgjithshme Andrijana Slivoska dhe Udhëheqësja e njësisë për çështjes juridike dhe përfaqësim Diellza Cemena Veliu.

Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga Danimarka, Holanda, Portugalia, Serbia, Kroacia, Spanja, Austria, Malta dhe Norvegjia.

Të pranishmëve iu drejtuan Avokati Shtetëror i Republikës së Sllovenisë, Juri Groznik Marijan Dikauqiq, Ministër i Drejtësisë i Republikës së Sllovenisë dhe Daniele Doto, zëvendësdrejtor e Reformës së Dixhitalizimit.

Në konferencë u diskutua për përvojat e dixhitalizimit të Sllovenisë, përvojat e dixhitalizimit jashtë vendit, organizimi i avokaturave shtetëror para gjykatave kombëtare.

Gjatë konferencës, anëtarët e pranishëm të delegacionit të Avokaturës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut patën takime bilaterale me përfaqësues të delegacioneve tjera, ku shkëmbyen përvoja për çështje të caktuara dhe shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm të ndërsjellë.

Duhet theksuar organizimin e shkëlqyer të të  gjithë eventit nga organizatori të Avokaturës Shtetërore të Republikës së Sllovenisë dhe angazhimi i veçantë i Avokatit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë Juri Groznik,shprehim mirënjohje të veçantë për nderin që i është bërë delegacionit të Avokatit Shtetëror të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Leave Comments

one + twelve =

Më të rejat

Në vazhdën e vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare me Avokaturat simotra të shteteve të ndryshme, një delegacion

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Fehmi Stafa, u prit në takim zyrtar nga presidenti i

Në vazhdimësi të realizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokaturave Shtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë kryerjes së  kompetencave