Shtyp

Kumtesë

Kryeministri Zoran Zaev vizitoi Avokaturën e shtetit të Republikës së Maqedonisë

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot vizitoi Avokaturën e shtetit dhe realizoi takim me Avokatët e shtetit të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Avokati i shtetit Fehmi Stafa.

Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e kushteve për punë të këtij institucioni si dhe mundësitë që kanë të bëjnë me rritjen e koeficientit të pagave të Avokatëve të Shtetit.

Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është i rëndësishëm për Republikën e Maqedoninë për shkak se është faktor për mbrojtjen e shtetit në procedurat gjyqësore.

Kryeministri i informoi Avokatët e shtetit për qëllimet e Qeverisë që të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punë të Avokaturës së shtetit dhe shërbimet në këtë institucion dhe potencoi se në bashkëpunim me MPB është gjetur zgjidhje me problemin e sigurimit të këtij institucioni.

“Jemi të vendosur t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe të mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Kjo është pjesë përbërëse e efikasiteti të procesit që ndikon edhe në institucionet tjera dhe në jetën e qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev para Avokatëve të shtetit.

Kryeministri Zaev njëkohësisht apeloi që Avokatët e shtetit të bëjnë gjithçka që është në ingerencat e tyre që të dinamizohen proceset e denacionalizimit  dhe të mos ketë ngecje.

Avokatët e shtetit faleminderuan kryeministrin Zaev për vizitën dhe njëkohësisht shprehën kënaqësi për mbështetjen e Qeverisë për sigurimin e kushteve kadrovike dhe logjistike që do të ndikojë në përmirësimin e punës së këtij institucioni.

Sigurimi i kushteve për digjitalizimin e Arhivës dhe të të gjitha lëndeve që në të ardhmen do të pranohen për punë dhe angazhimet për vënien e sistemit elektronik janë vendimtare për rritjen e efikasitetit.

Avokati i shtetit Fehmi Stafa përshëndeti angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e  kushteve për punë dhe faleminderoi kryeministrin Zaev për vizitën e tij  të parë në këtë institucion shtetëror. Ai tha se shpreson që komunikimi i këtill do të vazhdojë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përmirësimit të kushteve dhe efikasitetit të punës së Avokaturës së shtetit.

  

Shtyp

Kumtesë

Kumtesë

Avokati i Shtetit z. Fehmi Stafa i shoqëruar nga Avokati i Shtetit për rajonin e Shkupit, znj. Vishnja Mlladenovska, me ftesë të Institutit Ndërkombëtarë Republican, SOT ( e Hënën, 24.09.2018) ka marrë pjesë në debatin publik organizuar për propozim tekstin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Në këtë debat publik ka marrë pjesë ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, drejtoresha e Institutit Ilina Mangova, ekspertja Sllagjana Tasevska, përfaqësuesja e Fondacioni shoqëria e hapur si dhe përfaqësues tjerë. Avokati i Shtetit z. Fehmi Stafa në mënyrë aktive ka marrë pjesë në dikutim dhe njëkohësisht ka prezantuar qëndrimet e tij për propozim tekstin e Ligjit në fjalë.

   

  

                                    

Shtyp

Vizitë në Slloveni

Me ftesë të Avokaturës së Shtetit të Republikës së Sllovenisë, me rastin e shënimit të Ditës së Avokaturës së Shtetit të Sllovenisë, avokatët e shtetit Lidija Shterjova, Sasha Stançevski dhe Zoran Petkovski nga Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 29.05.2013 deri më 31.05.2013 kanë realizuar takim pune me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit të Republikës së Sllovenisë d-r. Boshtjan Tratar, zëvendësin e avokatit të përgjithshëm të shtetit dhe me udhëheqësit e reparteve të Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim pune janë shkëmbyer përvoja në pjesën e kompetencave të punës së avokaturave të shtetit të të dyja shteteve.

Shtyp

Kumtesë

Kumtesë

Të nderuar, Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, z. Fehmi Stafa, realizoi takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare z. Arafat Muaremi. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve në kontekstin e mbrojtjes së interesave financiare të Republikës së Maqedonisë në përputhshmëri me dispozitat pozitive ligjore. Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit theksuan qëndrime identike në fushën e intensifikimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korupsionit, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e sistemit. Bashkëbiseduesit u dakorduan që të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi që paraqet një segment të rëndësishëm në avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit nw mes dy institucioneve. Ky është takimi i parë i Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë, z. Fehmi Stafa, me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare. Në takim kanë marrë pjesë edhe Avokatët e shtetit për rajonin e qytetit të Shkupit, Emilija Rajdokova, Jane Jankullovski dhe Zoran Petkovski.

  

Shtyp

Kumtesë

Kumtesë

Avokati i Shtetit z. Fehmi Stafa i shoqëruar nga Avokati i Shtetit për rajonin e Shkupit, znj. Vishnja Mlladenovska, me ftesë të Institutit Ndërkombëtarë Republican, SOT ( e Hënën, 24.09.2018) ka marrë pjesë në debatin publik organizuar për propozim tekstin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Në këtë debat publik ka marrë pjesë ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, drejtoresha e Institutit Ilina Mangova, ekspertja Sllagjana Tasevska, përfaqësuesja e Fondacioni shoqëria e hapur si dhe përfaqësues tjerë. Avokati i Shtetit z. Fehmi Stafa në mënyrë aktive ka marrë pjesë në dikutim dhe njëkohësisht ka prezantuar qëndrimet e tij për propozim tekstin e Ligjit në fjalë.