Avokati I shtetit z.Stafa realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës Kristijan Timonie

Të mërkurën, më 7 tetor, Avokati i shtetit, z. Fehmi Stafa, u prit në takim në Rezidencën e Francës nga ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Kristian Timonie.

Ishte ky takimi lamtumirës i z. Timonie, me të cilin Avokatura Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, e ngarkuar për pronat e shtetit, si dhe udhëheqësi, z. Stafa, patën një bashkëpunim të shkëlqyer dhe tejet të frytshëm.

Në takim, z. Stafa i ndau mirënjohje ambasadorit Timonie për angazhimin e tij të palodhshëm dhe të përkushtuar në përkrahjen e këtij institucioni, shoqëruar edhe me një dhuratë simbolike, e njëkohësisht përcjellur edhe me mirënjohje dhe dhuratë për përkthyesin e ambasadorit Timonie, z. Ardian Ramadani, për përkthimet e sakta, të shpejta dhe për mbarëvajtjet e takimeve me ambasadorin. 

Takimi ishte edhe një mundësi e mirë, për të adresuar problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion, siç janë kontestet ekzistuese gjyqësore, rreth pronës dhe interesave të shtetit.

Ambasadori vlerësoi tejmase punën e avokatit të shtetit dhe ekipit të tij, për të cilën edhe evokoi shumë kujtime dhe mbresa, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Ambasadës së Francës dhe Avokaturës Shtetërore edhe pas përfundimit të mandatit të tij dhe marrjes së mandatit nga ana e pasuesit të tij.

Vlen të theksohet se ambasadori Timonie, si një udhërrëfyes dhe përkrahës i denjë i demokratizimit dhe evropianizimit të vendit, ishte çdoherë përkrah këtij institucioni dhe udhëheqësit të institucionit, z. Stafa.

Avokati i Shetit së Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stafa i uron sukses Ambasadorit Timonie në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe shprehu pritshmërin e Tij se në të ardhmen do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriut.

Më të rejat

Të mërkurën, më 7 tetor, Avokati i shtetit, z. Fehmi Stafa, u prit në takim në Rezidencën e Francës nga

Vauçerë pёr turizёm në vlerë prej 6000 denarёve! Së bashku do ta forcojmë ekonominë e vendit – mbështetje për qytetarët

Me këtë kod përshkruhen standardet etike dhe rregullat e sjelljes së punonjësve administrativ. Lexoni më shumë rreth kodit më poshtë..