Avokati i Shtetit i RMV-së

Fehmi Stafa është nga Shkupi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Departamenti i Drejtësisë dhe aktualisht është magistrant në Universitetin FON në Shkup, Departamenti i të Drejtës Penale.

Stafa filloi karrierën e tij në vitin 2005 në Gjykatën Themelore Shkup 2 – Shkup, ku punoi deri në vitin 2009. Prej vitit 2009-2010 ka punuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga viti 2010 deri 2018 në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup.

Përndryshe, Stafa ka kaluar Provimin Gjyqësor dhe atë Notar, dhe gjatë karrierës së tij profesionale ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të shumta në fushën e shkencave juridike.

Më 22 gusht 2018, Fehmi Stafa u emërua nga Qeveria në pozicionin Avokat i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si Avokat i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Avokaturën Shtetitërore kompetencat ushtrohen në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe trakteve të ratifikuara ndërkombëtare dhe njëkohësisht merren masat dhe mjetet juridike për mbrojtjen ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organeve shtetërore të themeluara me ligj para gjykatave dhe autoriteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Funksioni ynë në Avokaturën Shtetërore e kryejmë në mënyrë transparente, efikase, ambicioze me shpresa të mëdha që do të na japë rezultate të larta. Si Avokat i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me avokatët shtetëror regjional jemi përgjegjës dhe të detyruar për reputacionin dhe pozicionin e Avokaturës Shtetërore dhe çdo ditë japim angazhimin tonë që këtë institucion ta bëjmë model jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjithë Ballkanin.

 

Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin tuaj, për të ndërtuar një vend më të sigurt, më të integruar dhe të posuverna.

 

Me respekt

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fehmi Stafa