Ambasadori i Francës, z. Christian Thimonier, qëndroi për vizitë në Avokaturën Shtetërore

Categories: Lajme (alb)

Sot, 7 gusht, Ambasadori i Francës, z. Christian Thimonier, qëndroi për vizitë në Avokaturën Shtetërore, ku realizoi takim me Avokatin e Shtetit, z. Fehmi Stafa. Ambasadori francez e shfrytëzoi takimin për të shtjelluar disa çështje aktuale që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit, kontestet e shumta gjyqësore për pronat e shtetit, dhe për përpjekjet që bën Avokatura Shtetërore në drejtim të ruajtjes së interesit të shtetit. Ambasadori përgëzoi Avokatin e Shtetit për punën e deritanishme dhe i inkurajoi anëtarët e këtij institucioni për të vazhduar edhe më tej betejën për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, si një domosdoshmëri në rrugëtimin e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit shprehën vullnet vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në kontekst rajonal dhe evropian.

Më të rejat

Në vazhdën e vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare me Avokaturat simotra të shteteve të ndryshme, një delegacion

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Fehmi Stafa, u prit në takim zyrtar nga presidenti i

Në vazhdimësi të realizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokaturave Shtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave gjatë kryerjes së  kompetencave