Takim i Avokatit të Shtetit me Avokatin e Popullit

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Fehmi Stafa, u takua sot me Avokatin e Popullit, Ixhet Mehmeti.

Gjatë takimit avokati i shtetit informoi për rëndësinë e një ekzekutim të qetë, në kohë dhe profesionale të detyrave dhe objektivave të punës së këtij institucioni për mbrojtjen e rendit ligjor të të drejtave dhe interesave pronësore të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti theksoi rëndësinë e ndihmës juridike për qytetarët në jetën e përditshme, duke marrë parasysh gjendjen aktuale politike dhe sociale në vend.

Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin për veprimet e ardhshme të të dy institucioneve për thellimin e bashkëpunimit, përmirësimin e kushteve të punës së personelit, shkëmbimin e përvojave me interes të përbashkët me qëllim të ndihmës sa më të mirë juridike për qytetarët si dhe mbështetje ligjore për organet e administratës shtetërore.