Takim pune në mes të Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Fehmi Stafa dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dr. Dragi Raskovski

Në zyret e Avokaturës së Republikës së Maqedonisë Veriore më 09.05.2018 është mbajtur një takim në mes Avokatit të Republikës së Maqedonisë Fehmi Stafës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, dr. Dragi Rashkovski .

Në të morën pjesë edhe avokatët shtetërorë të reonit të Shkupit.

Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriore shprehu mirënjohjen për nderin dhe i shprehu mirënjohjen e veçantë Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore për këtë takim.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore u njoftua me të gjitha problemet që ballafaqohen në punën e Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriore gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre.

Është shprehur kuptueshmëri dhe vullnet i mirë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë për të tejkaluar problemet e caktuara dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat funksionon Avokatura e Republikës së Maqedonisë Veriore.